
Mariano Diaz, thuhet se ka kërkuar të largohet nga Real Madridi këtë verë, duke e lënë Carlo Ancelottin me një rebus në duart e tij.
Sulmuesi u kthye te Reali në vitin 2018 për 23 milionë funte pas një viti të suksesshëm në Lyon, por ka nisur vetëm 12 ndeshje në La Liga gjatë katër viteve të fundit, me Karim Benzema që dominon minutat dhe një pjesë të vogël të alternativave që shpesh preferohen ndaj Marianos në stol, përcejll ORAinfo.

Me një vit të mbetur nga kontrata e tij, e ardhmja e Marianos është në ajër dhe Marca deklaron se 28-vjeçari e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet.
Ndërsa humbja e Marianos nuk do të ishte goditja më e madhe për Ancelottin, problemi është se ai nuk është i vetmi sulmues i vjetër që kërkon një fillim të ri./ORAinfo/