Ky lojtar do të largohet në janar nga Arsenali

18:15 | 12 September 2022

Arsenali, mund të lejojë që Marquinhos të largohet nga klubi në janar në një marrëveshje huazimi nëse Mikel Arteta arrin të nënshkruajë një zëvendësues për lojtarin raporton The Sun.

Anësori brazilian iu bashkua Topçinjve në verë në një marrëveshje afatgjatë dhe bëri debutimin e tij në Europa League javën e kaluar kundër FC Zurich ku shënoi një gol dhe dha një asist, përcjell ORAinfo.

Por Arteta mund të konsiderojë ta huazojë atë në janar që lojtari të ketë kohë të rregullt në lojë./ORAinfo/

Komento: