Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, ka pohuar se kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard është afër niveleve të Kevin De Bruyne me paraqitjet e tij në fillim të këtij sezoni.
Reprezentuesi norvegjez është bërë i preferuari i tifozëve në Emirates Stadium që nga ardhja e tij fillestare në huazim nga Real Madrid në janar 2021, veçanërisht duke u bërë i dashur për Topçinjët me një gol kundër rivalëve Tottenham, përcjell ORAinfo.
Ashtu si shumë nga shokët e tij të skuadrës, Odegaard e ka nisur sezonin e ri në formë të mirë dhe e ka çuar lojën e tij në një nivel tjetër.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga shefi i Bees, Frank, i cili e krahasoi atë me yllin e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne./ORAinfo/