Ky lojtar ia jep besën Milanit, do të ‘plakem’ në San Siro

13:46 | 15 Gusht 2019

Kessie thotë se është gati të “plaket” tek Milani.

Franck Kessie nuk kërkon që të largohet nga Milani, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse klubi kuqezi ngriti në këmbë një tratativë me klubin anglez të Wolverhemptonit, e cila u shty nga vetë mesfushori, afrikani mbetet gjithsesi në merkato, por vetë 22-vjeçari ëndërron që të luajë ende për shumë vite me “Djallin”.

Të ardhmen time sigurisht që e vendos klubi, por kur vendosa që të vija këtu, e vura Milanin në prioritetet e mia, duke refuzuar edhe shumë oferta të tjera.

Personalisht, ndiej se jam ende pjesë e projektit, ndaj dua të qëndroj ende gjatë këtu. Dua të kontribuoj që ta kthejmë këtë skuadër në elitë, te trofetë, pasi Milani me drejtuesit e rinj i ka të gjitha bazat për ta bërë këtë.

Pse jo, unë do të isha gati ta mbyllja me këtë fanellë karrierën time”, u shpreh Kessie.

Komento: