Kessie dëshiron të largohet në janar nga Barcelona.
Franck Kessie raportohet se tashmë po kërkon largimin nga Barcelona.
Mesfushori iu bashkua katalunasve si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Milanin i kishte skaduar, transmeton Express.
Megjithatë, ai po e ka të vështirë të sigurojë vend në formacionin bazë. Ai ka qenë titulluar vetëm katër herë, dy herë në Ligën e Kampionëve dhe dy herë në La Liga.
Sipas “Fichajes”, Kessie është i pakënaqur me situatën e tij në “Camp Nou” dhe dëshiron të shqyrtojë mundësinë e një largimi gjatë janarit.
Milani thuhet se është i interesuar për t’u ribashkuar me reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.
Barcelona mendohet se do të ishte e gatshme për ta shitur lojtarin në janar, nëse një klub ofron rreth 40 milionë euro.
Tottenham Hotspur dhe Liverpool janë ndër klubet tjera që mund t’i bashkohen garës për transferimin e Kessie.