Ndërsa skuadra e Paris Saint-Germain po përgatitej për të luajtur ndeshjen e ligës kundër Nantes, u zyrtarizua largimi i Rafinha Alcântara.
Mesfushori brazilian ka nënshkruar zyrtarisht për klubin e Katarit Al-Arabi për dy sezone, përcjell ORAinfo.
Rafinha largohet në një transfertë të lirë, pasi PSG-ja po kërkonte mbi të gjitha të largonte lojtarin nga rezervat, me Le Parisien që shkon deri aty për të raportuar se 29-vjeçari nuk do të lërë një kujtim të madh për tifozët./ORAinfo/