Ky lojtar nuk është në planet e Giampaolos

18:52 | 18 Gusht 2019

Mbrojtësi i Milanit, Diego Laxalt ka disa oferta në tryezë nga Fenerbahce, Fiorentina dhe Parma.

Uruguaiani nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri Marco Giampaolo, megjithë kuqezinjtë paguan 14 milion euro për ta marrë atë nga Xhenova vetëm një vit më parë, përcjell ORAinfo.

Agjenti i tij Ariel Krasouski konfirmoi për Milannews.it se një takim ishte planifikuar për të martën pasdite në selinë e klubit.

Sipas raporteve të fundit, ekzistojnë tre propozime kryesore që kanë hyrë për 26-vjeçarin.

Fiorentina dhe Parma do ta mbanin atë brenda Serisë A, ku Laxalt ka luajtur që nga viti 2013 për Interin, Bologna, Empoli, Genova dhe Milano./ORAinfo/

Komento: