Ky lojtar po i sjellë probleme Milanit

20:50 | 29 Janar 2022

AC Milan, kishte shpresuar të nënshkruante një anësor të ri të djathtë përpara fundit të merkatos, por përpjekjet e tyre bllokohen nga dëshira e Samuel Castillejo për të qëndruar.

Merkatoja në largim e AC Milan po bëhet e ndërlikuar. Në dy ditët e fundit kuqezinjtë ishin në bisedime të avancuara për të finalizuar largimin e Samuel Castillejo dhe Daniel Maldini.

Megjithatë, bisedimet për dy lojtarët u ndërprenë dhe të dy ka të ngjarë ta mbyllin sezonin në AC Milan, përcjell ORAinfo.

Valencia ishte e interesuar për Samuel Castillejo. Klubi spanjoll dëshironte të nënshkruante me 27-vjeçarin anësor të djathtë në huazim me një opsion për të blerë, por tani po e kthen vëmendjen te Bryan Gil i Tottenham.

Numri 7 i kuqezinjve nuk ishte i bindur për t’iu bashkuar Valencias për shkak të mungesës së garancive në lidhje me kohën e lojës që do të merrte në Valencia. Ky ishte destinacioni i dytë që Castillejo kishte refuzuar pasi i tha jo Sampdorias.

Kjo situatë e ka vënë AC Milanin në një qoshe të ngushtë. Kuqezinjtë donin të nënshkruanin një anësor të djathtë gjatë afatit kalimtar të janarit, por mesa duket nuk do të jetë kështu. AC Milan ka zhvilluar bisedime me anësorin e Juventusit, Dejan Kulusevski, por nëse Samu nuk largohet, nuk ka vend për të manovruar./ORAinfo/

Komento: