Ky lojtar pritet të jetë prioritet i Barcelonës për afatin e janarit

23:10 | 28 October 2022

Barcelona do shkojë për Dani Olmo në afatin kalimtar të janarit.

Sipas ‘Fichajes’, Barça po kërkon të nënshkruajë lojtarin e RB Leipzig, Dani Olmo për të përforcuar forcon e tyre sulmuese në janar.

Olmo thuhet se favorizohet nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe aktualisht nuk është i kënaqur me përfshirjen e tij në lojërat e RB Leipzig, prandaj ai mund të rishqyrtojë të ardhmen e tij.

Sipas raportit, Barcelona shpreson që koha e Olmos në akademinë e tyre të jetë e mjaftueshme për t’i dhënë atyre një avantazh ndaj klubeve të tjera që përpiqen ta nënshkruajnë atë.

Komento: