Ky lojtar pritet të largohet nga Reali në afatin e janarit

16:58 | 12 December 2022

Nacho mund të largohet në janar nga Real Madridi

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Nacho ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2023 dhe rinovimi nuk pritet të ndodh.

Sipas lajmeve në Spanjë, 32 vjeçari do të largohet në janar nga Reali.

Lojtari nuk është pjesë e rëndësishme e planeve të Carlo Ancelottit, andaj pritet të ndryshojë ambient.

Interesim për spanjollin kanë shfaqur disa klube italiane.

Mbetet të shihet se cili do jetë ekipi në të cilin Nacho do transferohet.

Komento: