Ky lojtar transferohet te Bayern Munchen

20:02 | 11 Qershor 2022

Ryan Gravenberch, ka konfirmuar se ka nënshkruar për Bayern Munich pasi holandezi zbuloi se do t’i bashkohej kampionëve të Bundesligës nga Ajax në një intervistë.

Megjithëse Bayern ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin, 20-vjeçari ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në Allianz Arena dhe tani ka zbuluar se do ta bëjë këtë, përcjell ORAinfo.

Sipas raportimeve, skuadra bavareze do të paguajë një tarifë fikse prej 19 milionë euro plus 6 milionë euro shtesë për të nënshkruar me mesfushorin, ndërsa Ajax më tej besohet se ka siguruar një klauzolë shitjeje prej shtatë për qind e gjysmë./ORAinfo/

Komento: