Ky mot na pret në javën e ardhshme

17:03 | 11 Shtator 2022

Moti i ndryshueshëm po mban në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme parashihet të ketë mot me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Sipas njoftimit të IHMK, gjatë ditëve në vijim do të ketë më shumë orë me diell se gjatë javës së fundit.

Sa i përket temperaturave, parashihet rritje sidomos në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të shënojnë ulje në një shifrorë.

“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjatë javës në vijim do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes

Komento: