Ky mot na pret nesër

20:48 | 01 Shtator 2022

Reshjet e shiut janë rikthyer në vendin tonë.

Mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të ditës së premte.
Kështu thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku theksohet se të shtunën mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të kujtojmë se sot me dt 1.09.2022 ka filluar stina e vjeshtës meteorologjike dhe ndryshimet e lehta në të gjitha elementet meteorologjike vetëm se po vërehen, si në reshje , ashtu edhe në ulje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.

Komento: