Ky mot na pret nesër

19:42 | 29 Janar 2022

Nesër do të na mbajë një mot i qëndrueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër në vend.

Sipas IHMK-së nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK

Komento: