Ky mot pritet të mbajë nesër dhe pasnesër në Kosovë

17:57 | 24 Prill 2020

Parashikimi i motit për fundjavë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të parashikimin për motin në vikend.

Sipas IHK-së, gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Komento: