Milan është i interesuar për nënshkrimin e 21-vjeçarit Raphael Onyedika.
Mesfushori i Midtjylland mund të jetë ai që do të zëvendësojë Kessie, përcjell ORAinfo.
Kemi hyrë në dy javët e fundit të merkatos së verës. AC Milan ka përmirësuar tashmë skuadrën në dispozicion të Stefano Piolit pa shitur ndonjë lojtar të rëndësishëm.
Megjithatë, kuqezinjtë ende duhet të bëjnë disa punë në mbrojtje dhe mesfushë përpara se merkato të përfundojë.
Pas humbjes nga Renato Sanches dhe Carney Chukwuemeka, AC Milan e ka kthyer vëmendjen te Raphael Onyedika.
Mesfushori qendror 21-vjeçar i Midtjylland është emri i preferuar për të pasuar Franck Kessie në San Siro sipas MilanNews.it.
AC Milan ka bërë një ofertë zyrtare prej 5 milionë eurosh për Onyedika raporton MilanNews. /ORAinfo/