Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të arr.estuar këtë person për vjedhje të rëndë.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të arrestuar një person që është i kërkuar për disa vepra penale për vjedhje të rëndë.
Personi i kërkuar është Isuf Allçi, i lindur më 15.11.1998 në Has të Shqipërsië.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën për bashkëpunim të DRP Pejë.