Ky person do të vendos për të ardhmën e Ibrahimoviç të Milan

14:25 | 08 May 2020

Së pari kthimi në Itali nga Suedia dhe më pas takimi vendimtar me drejtorin Ivan Gazidis, i gatshëm për të diskutuar të ardhmen në AC Milan.

Ky është programi për Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të kthehet në Milano nesër ose të dielën.

Tuttosport raporton sot se kuqezinjtë kanë planifikuar një takim me Ibrahimoviç për të diskutuar të ardhmen, pasi kontrata aktuale do të skadojë në 30 qershor. Kohët e fundit, është folur shumë për situatën, përcjell ORAinfo.

Ende nuk dihet për fatin e sulmuesit suedez, dhe kjo do të vazhdojë të ndodhë derisa Ibrahimovic të takohet Gazidis, i cili do të ketë për detyrë ta bindë atë që të qëndrojë.

Në këtë mes pritet të futet edhe Ralf Rangnick.

Sipas gazetës, nëse Rangnick do të bëhet menaxheri i ri, atëherë do të jetë i nevojshëm edhe një takim mes të dyve pasi gjermani kryesisht është mësuar të punojë me lojtarë të rinj. /ORAinfo/

Komento: