Ky person është i rrezikshëm, nëse e shihni lajmëroni mënjëherë policinë

14:51 | 10 Korrik 2020

Policia e Kosovës e kërkon këtë person.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё-dega Klinё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

MEHMET (Ali) MORINA i lindur më 01.06.1967 në fshatin Dresnik- Klinё.

I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale:

“VJEDHJE GRABITQARE”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Komento: