Astrit Hasanaj është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Policia Rajonale e Pejës po kërkon ndihmë nga qytetarët e vendit për të arrestuar një të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të armëve. Bëhet fjalë për Astrit Hasanaj, i lindur me 15.03.1976, në Pejë.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
“ASTRIT (ISË) HASANAJ i lindur me 15.03.1976, në Pejë, me vendbanim në rruga “Adrian Krasniqi” nr. 99 në Pejë. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:• Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve”, thuhet në komunikatën e Policisë drejtuar mediave.
Me aktgjykim te Gjykatës Themelore ne Prishtine , te ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës se Apelit te Kosovës i është shqiptuar dënimi me burg si më poshtë :
• I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)
• I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 (Një) vit e 4 (katër) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.