Ky person i prinë listës së dëshirave të Laportas për trajner të ri të Barcelonës

17:59 | 12 Mars 2021

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann po del si një kandidat i madh për punën e trajnerit të Barcelonës, pasi pëlqehet shumë nga presidenti i ri, Joan Laporta.

Sipas mediumit Cadena SER, Nagelsmann vlerësohet përpara trajnerit të Barcës Ronald Koeman në planet e presidentit të ri Laporta për sezonin e ardhshëm.

Është gazetari i njohur Manu Carreno, i cili ka dhënë lajmin duke folur për mediumin El Larguero.

“Laporta e respekton shumë Koeman por ai nuk do ta nënshkruante atë për projektin e tij”.

“Ai mund të vazhdojë, por i pëlqen më shumë trajnerët e tjerë, përfshirë Nagelsmann”, ka thënë Carreno.

Laporta dhe krahu i tij i ri i djathtë, Mateu Alemany, do të duhet të vendosin nga tani deri në fund të sezonit nëse Koeman, i cili ka një kontratë deri në 2022, vazhdon, ose nëse ata synojnë kandidatë të tjerë.

Në anën tjetër, gjermani Nagelsmann ka një kontratë me RB Leipzig deri në vitin 2023.

Komento: