Ky person ka dërguar padi për herë të nëntë në Kushtetuese

21:39 | 09 Shkurt 2021

Jahir Bejta ka dërguar padi për herë të nëntë në Kushtetuese.

Jahir Bejta, dorëzoi dosjet e radhës me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës
Për here të nëntë po i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Drejtori i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta, dorëzoi dosjet e radhës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.

Ky thotë se refuzimi i këtyre padive vjen si pasojë e ndikimit të gjyqësorit nga politika.

Meqë Kosova është në fushatë zgjedhore, Bejta ka një pyetje për kryeministrin e presidentin e ardhshëm.

Tutje ai tha se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të dorëzojnë dosje derisa të marrin një përgjigje pozitive.

Komento: