Ky person mund ta joshë Messin për t’iu bashkuar Interit

10:31 | 20 Janar 2021

Javier Zanetti mund ta joshë Lionel Messin për t’iu bashkuar Interit në verë, sipas ish-përfaqësuesit të Argjentinës, Juan Sebastian Veron.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën mbaron në fund të këtij sezoni dhe mbetet të shihet nëse 33-vjeçari do të mbetet në Camp Nou apo do të kërkojë t’i bashkohet ndonjë klub tjetër, transmeton Express.

Ish-presidenti i Barçës Joan Laporta zbuloi kohë më parë se Interi ishte bërë përpjekje ta blinte Messin në të kaluarën, ndërkohë ish-shefi i Interit Massimo Moratti ka sugjeruar se pronarët e tanishëm të klubit zikaltër kanë kapacitet për të arritur marrëveshje për të.

Por Laporta synon ta mbajë Messin në Barcelonë edhe për shumë vjet, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale në klub këtë muaj.

Ish-ylli i Interit dhe Argjentinës Veron nuk pret që Messi ta ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos dhe të shkojë në Serie A, por thotë se zëvendëspresidenti i Interit, Zanetti, mund të jetë çelësi nëse bëhet ndonjë ofertë e majme.

“Nuk mendoj se ai do të shkojë në Itali. Nëse do ta bëjë, do të ishte për shkak të Javier Zanettit, i cili e njeh atë dhe do të tentojë të bisedojë me të për ta bërë të ndihet përsëri i rëndësishëm dhe për t’ia shpjeguar projektin e klubit për të ardhmen”, tha Veron.

Zanetti luajti përkrah Messit në ekipin kombëtar argjentinas për gjashtë vjet.

Komento: