Ky person thotë se do të dëshmojë kundër Ramush Haradinajt në Hagë

10:57 | 24 Gusht 2019

Ramush Haradinaj pritet të përballet me Gjykatën Speciale në Hagë.

Dragoljub Stankonviq, i cili është në listën e viktimave po pretendon se është dëshmitarë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Stankonviq thotë se, Ramush Haradinaj do të gjykohet për veprat që sipas pretendimeve të tij janë pas shtatorit të vitit 1998.

Ai në një deklarim të tij për mediumin serb “Politika”, po pretendon se ka prova të mjaftueshme për dënimin e Haradinajt.

Stankoviq po thotë se Haradinaj do të gjykohet për veprat ndaj serbëve, por edhe ndaj shqiptarëve.

Kujtojmë se Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale. Ai kishte thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Komento: