Ky personi që kishte shpëtuar mrekullisht në shtegun ku humbi jetën Arian Daci – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky personi që kishte shpëtuar mrekullisht në shtegun ku humbi jetën Arian Daci

22:11 | 26 Janar 2019

“Foleja e Shqiponjave”, po del të jetë shtegu më i rrezikshëm për skijatorët që pëlqejnë skijimin ekstrem.

Ben Islami i njohur si “snownjer”, në vitin 2006 kishte shpëtuar mrekullisht pasi e kishte zënë orteku në vendin ku humbi jetën sot, zëvendësministri, Arian Daci i cili është djali i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Islami ka thënë se që nga sot ky vend për të do të njihet si shtegu i vdekjes.

“…po më vjen çudi si kanë shku mu në atë shteg, që për mu prej sotit do të njihet si shtegu i vdekjes”, ka thënë Islami për Kallxo.com.

Po ashtu ai ka treguar edhe për skiatorin nga qyteti i Ferizajt që kishte humbur jetën në këtë shteg skijimi.

” Parvjet, Fis Qerkini nga Ferizaji e ka humbur jetën në të njëjtin vend – por është vendim i pamatshëm sot, në këtë mot, me i ra qasaj rruge”, shtoi Islami.

Mirëpo historinë e shpëtimit të Ben Islamit nga orteku i borës e tregon, Lulzim Zhubi, themelues i organizatës “Scardus”, që promovon skijimin dhe organizon gara në këtë sport.

Sipas Zhubit, “para 8 vjetëve, në të njëjtin vend ka qenë i mbuluar ‘snownjeri’ (Ben Islami) dhe kemi hjek me e nxjerr dhe ka shpëtu, pra është vend i njohur për orteqe ku nuk ban me shku askush para prillit. Andaj nuk po mund ta kuptoj as tash pse një skijator i pjekur si Ardian Daci ka shku andej në kësi moti”.

“Një gjë të jemi të qartë, nuk ka shansa me të nxan orteku në Brezovicë (s’ka ndodh kurrë) nëse rri në teren të paraparë për skijim dhe nuk shkon “jashtë shtigjeve të skijimit”, ka thënë Zhubi.

Sot Arian Daci ka humbur jetën pasi është zënë nga një ortek i borës në qendrën e skijimit në Brezovicë. Daci ishte duke skijuar jashtë pistës së skijimit së bashku me shokun e tij Ardian Bakalli.

Arian Daci ka qenë zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Komento: