Ky po cilësohet “Piatek” numër dy në Seria A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky po cilësohet “Piatek” numër dy në Seria A

22:57 | 01 Shkurt 2019

Duke folur sot për blerjet e reja të dimrit, drejtori i Genoas, Giorgio Perinetti komentoi ish sulmuesin Krzysztof Piatek, i cili u bashkua me AC Milan përcjell ORAinfo.

Drjetori i Genoas, diskutoi zëvendësimin e tij, 22-vjeçari , Antonio Sanabria, i cili u bashkua nga Real Betis.
Sanabria, sot po cilësohet si “Piatek “ numër dy i Seria A.

“Largimi i Piatek është padyshim lajm i keq për skuadrën dhe për tifozët, por futbolli i sotëm ka dinamikë të pandalshme që të gjithë ne duhet të jemi të përgatitur për t’u përballur.

“Ne e bëmë atë duke besuar se do ta zgjidhë këtë situatë me ardhjen e Sanabrisë. Ne jemi të bindur se djali do të dijë të krijojë kënaqësi të madhe me këtë fanellë”, ka thënë Perinetti./ORAinfo/

Komento: