Ky politikan shqiptar i propozi moderatores së njohur ‘live’ në emision

12:34 | 24 Tetor 2020

Politikani i propozon moderatores shqiptare ‘live’ në emision.

Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e sotme. Të ftuar në emision ishin çifti i njohur i ekranit, gazetarja Fabiola Hoxha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha. Fabiola nuk kishte marrë ende një propozim për martesë, pavarësisht se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen prej 3 vitesh, ndaj Indriti vendosi ta bënte live në emision.

Në momentin që Indriti e mori të vallëzoje mes studios së Rudinës, u ul në gjunjë me një unazë në dorë dhe i propozoi për martesë. Fabiola i tha menjëherë “Po” dhe të dy shkëmbyen një puthje.

Ata kanë treguar se bashkë janë njohur për herë të parë gjatë protestave të PD-së në vitin 2015, kur Indriti ishte shoqëruar në polici së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.

“Kur më pyesin shoqet ku e njohe Indritin ia kthej me shaka në burg, por në fakt nuk është kështu e vërteta se njerëzit keqkuptohen nga kjo fjalë se është pak e rëndë. Unë kam qenë gazetare që mbuloja sektorin e policisë dhe kronikën e zezë dhe sa herë që ka protesta mbulohet qoftë nga ana sociale, qoftë nga ana politike, por është edhe sektori i kronikës së zezë ku gazetari duhet ta mbulojë. Pikërisht shoqërimet që janë bërë në polici, nëse është marrë lejë në polici për të zhvilluar protestën etj.

Ka patur komunikime vetëm në rrjetet sociale se numrin sigurisht që nuk e shkëmbeva në ato momente. Indriti më shkruante vazhdimisht në Instagram, Facebook. Kur postoja një foto apo story gjithmonë shkruante, jo gjithmonë ia lexoja dhe ia ktheja dhe pastaj ka qenë një moment që më shkruan dhe më ngacmon po në Instagram dhe më nervozoi pak. Ishte një mesazh me presion, aty u inatosa pak”, tregoi Fabiola.

Komento: