Ciprian Tatarusanu, ka zëvendësuar zyrtarisht Mike Maignan në skuadrën e Milanit në Champions League pasi francezi ka pësuar një dëmtim të rëndë.
Megjithatë, ky nuk është fundi për të në fazën e grupeve, përcjell ORAinfo.
Milani fillimisht kishte Maignan dhe Antonio Mirante në listën A për Ligën e Kampionëve, por dëmtimi i të parit i ka ndryshuar gjërat. Falë rregullave të UEFA-s, kuqezinjtë arritën ta zëvendësojnë atë me Ciprian Tatarusanu.
Rregullat kërkojnë që klubet të kenë dy portierë në listën A dhe nëse njëri prej portierëve lëndohet rëndë (të paktën 30 ditë rikuperim), ai mund të zëvendësohet. Milani e ka shfrytëzuar këtë, duke përfshirë Tatarusanun në listë siç konfirmohet nga ANSA./ORAinfo/