Ky poster pothujes një vit po qëndron në ndërtesën e Qeverisë

20:05 | 26 May 2019

Qeveria s’e ka hequr ende posterin e tetorit

Ndonëse jemi në fund të muajit maj, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës vazhdon ta mbajë posterin e tetorit, muaji që shpreh sensibilizimin kundër kancerit të gjirit.

Në fakt janë vetëm edhe katër muaj, e mbase Qeverisë mund t’i mjaftojë ky poster edhe për fushatën e këtij viti.

Koha.net ka pyetur në Zyrën për Media të Qeverisë së Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth asaj se pse ky poster është ende aty, por të dielën nuk ka arritur të marrë përgjigje.

Komento: