Ronaldo mund të rikthehet në ish-klubin e tij gjatë janarit
Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United gjatë janarit.
Ylli portugez po luan si titullar në ndeshjet e fundit, por kjo nuk nënkupton se ai i ka ndrequr raportet me trajnerin Erik ten Hag dhe me klubin anglez.
Mediumi britanik “Sunday Mirror” raporton se 37 vjeçari në afatin kalimtar të janarit mund të rikthehet në klubin ku u rrit dhe u zhvillua, Sporting Lisbona.
Ky i fundit, gjithnjë sipas këtij mediumi, është i gatshëm t’ia prezantojë klubit anglez një ofertë të re për “CR7”.
Sportingu e do qe një kohë pesë herë fituesin e Topit të Artë, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.
Krahas Sportingut, Ronaldon e do edhe Chelsea në Angli dhe Napoli e Roma në Itali, por edhe klubet amerikane nga liga MLS.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Ronaldos, i cili edhe gjatë verës e kërkonte largimin nga “Old Trafford” për t’iu bashkuar një klubit që luan në Ligën e Kampionëve.