Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Ballkanit në përballjen me Ludogoretsin

11:55 | 19 July 2023

Formacioni i mundshëm i Ballkanit në përballjen me Ludogoretsin.

Ballkani i Ilir Dajës është gati për ndeshjen kthyese ndaj Ludogoretsit në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ballkani luan sot (e mërkurë) në udhëtim te Ludogoretsi, në ndeshjen e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Huvepharma Arena” të Razgradit, me fillim nga ora 20:00.

Kampioni i Kosovës ka fituar me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrrit” ndaj Ludogoretsit takimin e parë ndaj Ludogoretsit, të zhvilluar javën e kaluar dhe është gati për të shkruar histori.

Asnjë skuadër nga Kosova nuk ka luajtur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe Ballkanin synon lavdinë ekipore dhe shtetërore.

Trajner Ilir Daja dhe stafi i tij kanë kryer të gjitha përgatitjet dhe janë gati për ndeshjen e sotme.

Telegrafi mëson se trajneri shqiptar nuk do të bëjë asnjë ndryshim nga ndeshja e parë e fituar në Prishtinë dhe do t’i mbetet besnik ekipit fitues dhe skemës 4-3-3.

Në portë do të luajë Enea Koliçi, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Armend Thaqi në krahun e djathtë, Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica në qendër dhe Lorenc Trashi në krahun e majtë.

Mesfusha do të përbëhet nga Edvin Kuc, Lindon Emerllahu dhe Qëndrim Zyba, ndërsa Meriton Korenca dhe Nazmi Gripshi do të ndihmojnë Albion Rrahmanin e vetmuar në qendër të sulmit.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Emerllahu, Zyba; Korenica, Rrahmani, Gripshi;

Komento: