Kuqezinjtë shfaqin interes për Adam Traore
Merkatoja e verës mund të jetë me një destinacion të ri për Adama Traore.
Sulmuesi anësor spanjoll është duke kaluar javët e fundit si lojtar i Wolves pasi në fund të sezonit ai do të jetë pa kontratë.
Skuadra angleze i ka ofruar rinovimin, por Traore dëshiron të bëjë një hap para në karrierën e tij dhe po sheh përreth për ofertat e mundshme në drejtim të tij.
Milani është skuadra e radhës që është futur në garë për shërbimet e tij.
“Calciomercato” ka raportuar se Maldini dhe Massara tashmë kanë nisur kontaktet e para me agjentët e lojtarit.
27-vjeçari këtë sezon është aktivizuar 39 ndeshje në total me klubin anglez, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar vetëm dy herë.
Në garë për shërbimet e tij thuhet se janë gjithashtu Napoli edhe Leeds.