Kombwtarja e Kosovws do ta nis fazën e eliminatorëve për ‘Euro 2020’ sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë kundër Bullgarisë. Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Bullgarisë.
Përfaqësuesja e Kosovës do të fillojë rrugëtimin në EURO 2020, e që ka gjasa të mira të kualifikohet për herë të parë.
Përfaqësuesja jonë do të përballet me Bullgarinë, e që do jetë ndeshje hapëse për ne në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, raporton lajmi.
Ndeshja në mes të Kosovës dhe Kombëtares bullgare fillon në ora 20:45, ndërsa do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Më poshtë mund ta shikoni formacionin e mundshëm të Kosovës ndaj Bullgarisë:
Kosova: Arijanet Murici, Benjamin Kololli (Leart Paqarada), Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mergim Vojvoda, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Bersant Celina, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi.