Man Utd e sheh Moratan si zëvendësues të Ronaldos
Alvaro Morata mund ta ndërrojë mjedisin në afatin kalimtar të janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “ESPN”.
Sulmuesi spanjoll është bërë objektiv i Manchester United, i cili është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit pas largimit të Cristiano Ronaldos.
“Djajtë e Kuq” duan të provojnë ta transferojnë në formë huazimi ish-futbollistin e Real Madridit, Juventusit dhe Chelseat.
Mbetet të shihet nëse Atletico Madridi do të jetë i gatshëm të heq dorë nga përfaqësuesi spanjoll.
Nëse e tregon veten në “Old Trafford”, United mund ta blejë përfundimisht kartonin e Moratas në verën që vjen.