Ky qytet në Shqipëri po shndërrohet në vatër të infeksionit

10:15 | 23 Gusht 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri.

Teksa rastet e reja të koronavirusit në Shqipëri shtohen çdo ditë, qyteti i Fierit është i katërti më i godituri.

Deri më tani numërohen 195 raste aktive dhe burimi kryesor i infektimit po kthehen plazhet dhe dasmat. Këto të fundit janë të ndaluara, por njerëzit nuk heqin dorë dhe vazhdojnë të organizojnë ceremoni gëzimi.

Më datën 20 gusht, policia e Fierit ka ndëshkuar pronarët e dy lokaleve pasi organizuan dasma në kundërshtim me Aktin Normativ. Sipas burimeve, 10 rastet e ditës së djeshme janë vatra të reja, por dhe kontakte.

Ndërsa katër raste ishin në Patos, ku tre prej të cilave ishin në Zharrëz dhe u infektuan në një dasmë rreth 3 ditë më parë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik për cdo rast që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në të gjithë qytetin.

Komento: