Ky shofer bën tejkalim e rrezikshëm në Prizren, shpëton nga aksidenti për “një fije floku” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky shofer bën tejkalim e rrezikshëm në Prizren, shpëton nga aksidenti për “një fije floku”

10:04 | 25 Dhjetor 2019

Shoferi bën tejkalim të rrezikshëm në Prizren, shpëton nga aksidenti për “një fije floku”.

Një shofer ka rrezikuar disa jetë njerëzish në komunën e Prizrenit.

Në një video që ka siguruar Indeksonline shihet se si një veturë bën tejkalim të rrezikshëm në një fshat të Prizrenit.

Në video shihet se vetura lëviz në anën e kundër dhe për “një fije floku” i shpëton përplasjes me një veturë të tipit “Picap”.

Ndonëse në rrugë nuk ka pasur komunikacion të ngarkuar, në pamjet e siguruara shihet se si tri vetura shpëtojnë mrekullisht nga aksidenti.

Komento: