Ky shtet Evropian miraton dozën e katërt për personat mbi 65-vjeçë.

12:43 | 04 April 2022

Suedia miraton dozën e katërt për personat mbi 65-vjeçë.

Suedia ka rekomanduar dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për banorët e moshës mbi 65-vjeçare, si dhe për ata që jetojnë në shtëpi të të moshuarve.

Në këtë rekomandim përmendet që doza e katërt mund të jepet edhe për banorët e moshave 18-64, të cilët kanë imunitet të dobët.

“Synimi është që, sikurse më herët, të parandalojmë sëmurjen serioze dhe vdekjet nga COVID-19”, ka thënë Karin Tegmark Wisell, udhëheqëse e Agjencisë për Shëndetin Publik në Suedi.

Ajo ka thënë se marrja e dozës së dytë përforcuese është e nevojshme pasi infektimet në Suedi dhe shtetet tjera vazhdojnë të rriten dhe mbrojtja nga vaksina ka nisur të zvogëlohet te personat më të moshuar.

“Për njerëzit mbi moshën 65-vjeçare tani kanë kaluar katër muaj prej marrjes së dozës paraprake dhe mbrojtja nga vaksina bie pas një kohe”, ka thënë ajo.

Komento: