E konfirmon kryeministri Ramush Haradinaj, Holanda skeptike për liberalizimin e vizave.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.
Ai është pyetur se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave me Kosovën kur dihet se shtetet e fuqishme si Holanda kanë kërkuar sqarime shtesë nga Komisioni Evropian lidhur me këtë çështje.
Haradinaj ka thënë se në çështjen e liberalizmit të vizave ka skepticizëm.
“Ne kemi bë shumë përpjepje në radhë të parë me ia sqaru Gjermanisë, pastaj Francës tani në jemi në përpjekje me i sqaru edhe Holandës. Në çdo shqetësim të tyre me dhënë përgjigje. Unë vetë ia kam dorëzu ambasadorës këtu një material për Ministrin e Brendshëm të Holandës, pra me e qu atje me i dhënë spjegime sepse në raste të caktuara mungon njohuria e saktë se cili është rasti i Kosovës.”
Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron më mirë se të gjitha shtetet e rajonit sa i përket përmbushjes së obligimeve për liberalizimin e vizave.
“Çështja e liberalizimit të vizave është premtuese ne kemi marrë një premtim të Gjermanisë për të ec në këtë temë, kuptohet kërkon ende punë por është premtuese” ka thënë Haradinaj.