Ky shtet i premton Vuҫiqit se do ta rishqyrtoi njohjen e pavarësisë së Kosovës

18:13 | 08 May 2019

Duket se Presidenti i Serbisë po vazhdon me lobimin e tij kundër Kosovës.

Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me zëvendëskryeministrin italian, Matteo Salvini.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë mbështetjen e zëvendëskryeministrit italian një herësh edhe ministër i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, se do ta rishqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Siç shkruajnë mediet serbe, tema kryesore mes Vuçiqit dhe Salvinit ishte mbështetja e Italisë për Serbinë në rrugën evropiane si dhe problemet në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net.

“Mbështetja juaj për rrugën tonë evropiane është shumë e rëndësishme”, citohet të ketë thënë Vuçiq pas takimit me Salvinin.

Në anën tjetër zëvendëskryeministri italian, Salvini i ka premtuar Vuçiqit se do ta rishqyrtojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas këtij takimi që u mbaj në Romë, Vuçiq është nisur drejt Tiranës ku do të marrë pjesë në Samitin e “Brdo Brionit”.

Komento: