Ministria sllovake tregoi edhe arsyet
Ministria e Shëndetësisë së Sllovakisë njoftoi sot se po pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit që nuk kanë marrë ende dozën e parë.
Ministria tha se do të vazhdojë të përdorë vaksinën e Oksfordit për njerëzit që duan të marrin një dozë të dytë të vaksinës, duke shtuar se alternativa të ndryshme po konsideroheshin për të vazhduar vaksinimin, raporton Reuters.
Në njoftimin e saj, ministria sllovake tregoi edhe arsyet e marrjes së këtij vendimi.
Vendimi për të ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca erdhi pasi rregullatori i ilaçeve javën e kaluar raportoi vdekjen e një gruaje (47), e cila ka shumë të ngjarë të ketë lidhje me vaksinën.