Ky shtet ndalon vaksinimi kundër Covid-19

17:20 | 29 April 2022

Covid po vazhdon të jetë i pranishëm në disa vende.

Danimarka është bërë vendi i parë që ka ndaluar programin e saj të vaksinimit kundër Covid. Mediat e huaja bëjnë me dije se një vendim të tillë e ka marrë pasi autoritetet bëjnë me dije se tashmë virusi është nën kontroll.

“Pranvera ka mbërritur, mbulimi i vaksinave në popullatën daneze është i lartë dhe epidemia është kthyer mbrapsht. Prandaj, Bordi Kombëtar i Shëndetësisë tani po i jep fund përpjekjeve të gjera të vaksinimit kundër Covid-19 për këtë sezon,” ka thënë Autoriteti Shëndetësor danez.

Ndër të tjera ai ka theksuar se duke filluar nga 15 maji qytetarët nuk do të ftohen më që të bëjnë vaksinën.

Komento: