Kosovavirusi ka bërë që shumë shtete të vendosin për anulimin e shumë ngjarjeve të mëdha, në mesin e tyre edhe organizmin e dasmave për një kohë.
Mirëpo, Serbia ka marrë vendim që të lejojë hapjen e restoranteve për dasma dhe organizimin e të gjitha ahengjeve në ambiente të mbyllura. Vendimi hyn në huqi nga data 15 qershor i këtij viti.
Por, ky vendim do të përcjellët me disa masa të reja të cilat ende nuk janë aprovuar. Pritet që dasma dhe ahengjet mos të lejohen me më shumë se 150 persona.
Të gjithë punëtorët do të jenë të detyruar të shërbejnë me maska mbrojtëse dhe dorëze. Poashtu, organizatorët e dasmës do të jenë të detyruar të mbajnë distancën e përcaktuar.
Para secilës dasëm, pronarët e restoranteve do të jenë të detyruar të dezinfektojnë sallën e tyre. Masat e vendosura nga Qeveria e Serbisë pritet të vlejnë për tërë verën.