Ky shtet po e konsideron Kosovën vend me rrezik të lartë nga Covid-19

15:37 | 07 Korrik 2020

Kosova po konsiderohet vend me rrezik të lartë nga koronavirusi.

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka rekomanduar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë drejtë Kosovës deri me 31 gusht 2020.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë ka bërë me dije se Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19.

Pas kthimit në Danimarkë, qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë.

“Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga COVID -19 jo më i vjetër se 4 ditë”, thuhet në njoftim.

Kalimi Transit lejohet në Danimarkë.

Komento: