Ky shtet pritet të lehtësojë masat anti covid

21:45 | 21 Prill 2021

Greqia pritet të fillojë lehtësimin e masave anti covid në fillim të muajit maj.

Sipas autoriteteve zyrtare, kafenetë, baret dhe restorantet do të rihapen nga 3 maji dhe shërbimet do jetë “takeaway” shkruan CNN

Në anën tjetër, kufizimi i lëvizjeve do të largohet me hapjen zyrtare të sezonit të turizimit.

Sipas kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, kufizimi i lëvizjeve do të mbetet në fuqi edhe përgjatë kremtimeve të Pashkëve Ortodokse, në mënyrë që virusi të mos përhapet.

Mitsotakis shtoi se situata pandemike në vend po stabilizohet dhe ritheksoi rëndësinë e administrimit të vaksinave anti covid.

Tutje, ai bëri të ditur se javën e ardhshme njerëzit mbi moshën 30-vjeçare do të kenë të drejtën të vaksinohen.

Komento: