Ky shtet pritet t”i shtojë masat e reja kufizuese

10:53 | 28 Gusht 2021

Në Itali po vazhdon të jetë numër i madh të infektuarve.

Ministri i Shëndetësisë në Itali ka njoftuar se do të shtojnë masa të reja kufizuese në Sicili pasi numri i rasteve pozitive dhe të hospitalizuarve ka shënuar dukshëm rritje.

Sicilia do të vendoset në “zonën e verdhë” të Italisë dhe kjo nënkupton që njerëzit duhet që në mënyrë obligative të bartin maska dhe të mbajnë distancë, shkruan Euronews.

Po ashtu në këtë vend do të ketë kufizime të kapaciteteve në vendet që frekuentohen më shumë nga banorët.

Kjo është hera e parë në dy muaj që masat kundër COVID-19 u rivendosen në nivel rajonal. Sicilia ka numrin më të madh të njerëzve në spitale dhe në kujdesin intensiv për shkak të COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza tha se virusi akoma nuk është mposhtur dhe duhet të ketë jashtëzakonisht kujdes, sidomos personat e pavaksinuar.

Italia ishte një nga vendet evropiane më të goditura për shkak të COVID-19, me një total prej 4,5 milionë rastesh të konfirmuara pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 129,000 vdekje.

Komento: