Ky shtet shpërblen me pushime falas punonjësit e kujdesit shëndetësorë

13:27 | 10 May 2020

Shpërblehen me pushime falas, punonjësit e kujdesit shëndetësor në New York.

Punëtorët e shëndetësisë në Spitalin Elmhurst të New York City do të marrin pushime në shenjë mirënjohje nga ‘American Airlines’ dhe ‘Hyatt Hotels’, sipas një deklarate nga American Airlines.

Më shumë se 4,000 mjekë, infermierë dhe asistentë kanë të drejtë për pushime tre netë në vendet përreth SHBA-së dhe Karaibeve, sipas linjës ajrore që financon pushimin shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.

Ky lloj donacioni i dhuruar “shënon numrin më të madh të fluturimeve gjithsej të dhënë ndonjëherë për një organizatë nga Amerika”, tha kompania.

“Ne kemi dëgjuar nga shumë kolegë dhe anëtarë tanë që thjesht duan të bëjnë disa të mira dhe të gjejnë një mënyrë për të ndarë mirënjohjen e tyre për disa nga heronjtë e kësaj pandemie në një nga zonat më të goditura të Nju Jorkut”.

“Ne jemi të përulur nga përkushtimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor për të shpëtuar jetë “tha Mark Hoplamazian, presidenti dhe CEO i Hyatt, në deklaratë.

Komento: