Autoriteti i Lartë francez për Shëndetin
Të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç do të mund të vaksinohen në Francë kundër COVID-19 nga 15 qershori, njoftoi presidenti Emmanuel Macron.
Kreu i Shtetit gjithashtu mirëpriti faktin se 50% e të rriturve francezë kishin marrë një dozë të parë të vaksinës, gjë të cilën ai e quajti “me të vërtetë një çast historik” në fushatën e vaksinimit.
Sidoqoftë, ai u bëri thirrje francezëve të qëndrojnë “jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe vigjilentë”, sepse qarkullimi i virusit po përparon në pjesë të caktuara të territorit, veçanërisht në jugperëndim, raporton ATSh.
Macron shpjegoi se vendimi për të filluar vaksinimin e adoleshentëve ishte marrë gjatë këshillit të mbrojtjes, i cili u mbajt në mëngjes në Pallatin Elysee.
Autoriteti i Lartë francez për Shëndetin (HAS) lëshoi sot një opinion për vaksinimin e moshave 12-15 vjeç.
HAS pritet të komunikojë, pas dritës jeshile nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA), vendimin për të përdorur produktin Pfizer/BioNTech për këtë grupmoshë.