Ky trajner pritet të zëvendësojë Ten Hag të Manchester United

14:18 | 01 Mars 2024

Manchester e ka gjetur zëvendësuesin e Ten Hag në Premierligë

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi është një pretendent shumë i fortë për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Man United, kanë thënë burimet për Football Insider.

E ardhmja e trajnerit aktual të United, Erik ten Hag është në mëdyshje pas investimit të fundit të Sir Jim Ratcliffe – me Football Insider që zbuloi se ai nuk shihet si një menaxher afatgjatë i “Djajve të Kuq”.

De Zerbi, 44 vjeç, shihet nga United si një “kandidat i spikatur” për të zëvendësuar holandezin, transmeton Express.

Shefat e klubit mendojnë se stili i tij i lojës agresive i përshtatet shumë më mirë moralit të Djajve të Kuq sesa ai i Ten Hag, ndërkohë që ai gjithashtu ka një histori të provuar të përmirësimit dhe zhvillimit të lojtarëve.

Komento: