Sot është bërë formimi i Ushtrisë së Kosovës, lajm i cili gëzoi qytetarët e vendit tonë.
Historia njeh shumë trima, burra të zot që i dolën përkrah atdheut, luftuan me zemër e shpirt vetëm për ideal, vetëm për të mirën e vendit të tyre.
Luftëtar i denjë, i zoti, fjalë pak e trim madh, edhe Skender Krasniqi, një burrë vigan që i doli zot vendit të tij kur e kërkoj puna, shkruan kosovarja.
Skender Krasniqi luftoj në Zonën e Llapit dhe nuk u kursye në asnjë moment dhe me përfundimin e luftës la armën dhe iu rrek punës. Ai, e kreu detyrën dhe misionin e tij faqebardhë.
Sot, Skender Krasniqi është shembull i suksesit në biznesin e tij, ndërkohë rri larg politikes.
Ndryshe, ai njihet edhe si babai i Albert Krasniqit e vjehrri i ish “Miss Kosova”, Besa Gashi.
Sot, në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, shumë njerëz vendosen që këtë ditë ta shënojnë me foton e ish luftëtarit të UÇK-së, Skender Krasniqi.