Ky vend evropian regjistron temperaturën më të ulët ndonjëherë, -34 gradë

11:54 | 07 Janar 2021

Spanja regjistron temperaturën më të ulët ndonjëherë, -34 gradë.

Reshjet e mëdha të borës dhe erërat e akullta kanë goditur këto ditë Spanjën. Madje meteorologët kanë njoftuar se dje është regjistruar temperatura më e ulët ndonjëherë në Gadishullin Iberik.

Temperatura -34 gradë Celsius u regjistrua në Spanjë.

Kjo ishte dy gradë më e ulët se në vitin 1956, kur temperaturat prej -32C u regjistruan në Estany-Gento, në Lleida, në Spanjën Verilindore, raportojnë mediat e huaja.

Reshjet më të mëdha të borës parashikohen për pjesën më të madhe të Spanjës qendrore dhe veriore me temperaturat që pritet të bien -11C.

Shërbimi Meteorologjik parashikon borë të madhe në pjesën më të madhe të Spanjës Qendrore.

Ndërsa, meteorologët thonë që stuhia ‘Filomena’, e cila tani është duke përfshirë gjithë vendin, mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës nga dita e sotme.

Komento: